Timo Werner thuhet se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me skuadrën gjermane, RB Leipzig, duke refuzuar skuadra të mëdha që ishin pas shërbimeve të tij.
Talenti gjerman ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij të mira të vazhdueshme duke shënuar shumë gola me Leizigun, por edhe kombëtaren gjermane.
Werner shënoi 21 gola të Bundesligës sezonin e kaluar në vetëm 28 ndeshje si titullar, duke ndihmuar të promovuarit e kampionatit të zënë një pozitë të Ligës së Kampionëve qysh në sezonin e parë.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i prirur të forcojë linjën e tij sulmuese dhe e ka shënuar gjermanin si një objektiv madhor, teksa edhe Real Madridi ishte shumë i interesuar për 21-vjeçarin.
Por, sipas The Mirror, Werner thuhet se ka refuzuar dy skuadrat e mëdha evropiane në favor të vazhdimin të kontratës me RB Leipzig, ku një marrëveshje është shumë afër. /Telegrafi/