Site icon Telegrafi

Werner përfundon në listën e dëshirave të Interit si pasues i Lautaros

Sulmuesi i RB i Leipzig, Timo Werner, thuhet se ka përfunduar në shënjestër të Interit pasi duket si zëvendësues ideal për Lautaro Martinezin, i cili pritet të transferohet te Barcelona këtë verë.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Werner është në krye të listës së dëshirave të Interit, por gazeta thekson se ata do të kenë konkurrencë nga gjigantët e Bayern Munichut dhe Liverpoolit.

Werner thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh që mund të paguhet deri në fund të prillit dhe Interi po peshon opsionet e tyre në tregun e transferimeve nëse ata detyrohen të shesin Lautaron.

Lexo po ashtu Njëzet sulmuesit më të mirë në pesë ligat kryesore të Evropës këtë sezon bazuar në statistika

Përveç sulmuesit gjerman, Nerazzurrët shikojnë edhe yllin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang dhe sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Olivier Giroud gjithashtu është lidhur me një transferim në San Siro, pasi marrëveshja e tij aktuale me Chelsea skadon në qershor. Por, Blutë kanë një mundësi vazhdimi edhe për një vit në marrëveshjen e tyre.

Sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic dhe reprezentuesi 21-vjeçar nga Nigeria, LOSC Lille, Victor Osimhen, përmenden gjithashtu si objektiva të mundshëm për Antonio Conten. /Telegrafi/

Exit mobile version