Timo Werner pritet të largohet nga Chelsea pas dy viteve qëndrim në Stamford Bridges.
Sulmuesi gjerman nuk ka arritur të bind në Londër dhe largimi i tij këtë verë nga gjiganti anglez duket i pashmangshëm.
26-vjeçari nuk shihet si titullar nga trajneri Thomas Tuchel dhe ka vendosur të largohet gjatë kësaj vere.
E ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.
Newcastle United po kërkon ta mbajë gjermanin në elitën e futbollit anglez, derisa Juventusi e do transferimin e tij në Serie A.
Interesim për transferimin e gjermani ka shprehur edhe kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid.
Derisa ekziston edhe mundësia e rikthimit në Gjermani, kur dy gjigantët gjermanë Bayern Munich e Borussia Dortmund e duan.
Chelsea është gati ta shes yllin gjerman, por synon që të fitojë 45 milionë euro nga largimi i tij. /Telegrafi/