Ish-menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka pranuar tashmë se atij iu ofrua puna nga tri klube të mëdha evropiane, ndër to edhe nga rivalët e mëdhenj të Manchester Unitedi.
Wenger, i cili u largua nga Arsenali në vitin 2018 pas 22 vitesh në klub, nuk është kthyer në menaxhim që nga largimi nga Topçinjtë.
Ai tani ka zbuluar se i është ofruar shansi për të menaxhuar Unitedin në të kaluarën, por mbeti i palëkundur dhe nuk pranoi ofertën edhe përkundër presionit.
Francezi gjithashtu e ka përmendur se ka pasur oferta për role të ndryshme edhe nga Bayern Munich, Real Madridi, Barcelona, Juventusi dhe ekipi kombëtar i Francës.
“Mua mu ofrua disa herë puna e trajnerit te PSG”, ka thënë fillimisht Wenger për The Times.
Kur u pyet për Manchester United ai nuk përtoi të pohoj ofertën nga Djajtë e Kuq.
“Po. Por, unë nuk mund t’ju them se kur erdhi oferta. Por, unë mund t’ju them se Man Utd më ofroi punën”, përfundoi francezi. /Telegrafi/