Telegrafi

Wenger i penduar se nuk nënshkroi me Ronaldon, tregon se kishte shfaqur interesim edhe për Messin e Piquen

Samir Nasri dhe Cristiano Ronaldo gjatë një dueli (Foto: Getty Images)

Arsene Wenger e ka emëruar Cristiano Ronaldon si lojtarin që është penduar se nuk e ka transferuar te Arsenali.

Edhe vet portugezi më parë e kishte zbuluar se ishte shumë afër për t’iu bashkuar Arsenalit para se të kalonte te Manchester Unitedi nga Sporting Lisbona në vitin 2003 për 12.2 milionë funte (14 milionë euro).

Pas transferimit në Old Trafford, Ronaldo nën urdhrat e Sir Alex Ferguson arriti të bëhet një nga më të mirë në histori të futbollit.

Lexo po ashtu Akademia e Arsenalit nuk e mbajti Harry Kanen se ishte "topolak dhe aspak atletik", por tash janë penduar

“Isha afër të nënshkruaja me Ronaldon dhe mendoj se kjo do ndryshonte historinë e klubit të Arsenalit”.

“Historia e Ronaldos ishte shumë, shumë afër”, ka thënë Wenger i pyetur nga tifozët për magazinën Q & A.

Cristiano Ronaldo duke festuar golin ndaj Arsenalit (Foto: Getty Images)

Me këtë rast Wenger zbuloi se ai kishte shfaqur interesim për të nënshkruar edhe me Lionel Messin e Gerard Piquen në vitin 2003, kur Cesc Fabregas kishte vendosur t’i bashkohej akademisë së Arsenalit.

“Edhe për Messin, ishim të interesuar edhe për atë. Kur Fabregas erdhi këtu, ne kemi pyetur edhe Messin e Piquen të na bashkohen, por nuk na funksionoi”. /Telegrafi/