Telegrafi

Wanda i shton spekulimet për mundësinë e kalimin të Icardit te Reali, publikon imazhe duke udhëtuar drejt Madridit (Foto)

(Foto: Getty Images/Instagram)

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, konsiderohet si një prej sulmuesve më të mirë në Serie A, por edhe në Evropë, prandaj nuk është rastësi që ai kërkohet nga shumë klube evropiane.

Real Madridi është klubi më i interesuar për shërbimet e argjentinasit, të cilin e konsideron si zëvendësues të Karim Benzemas në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Wanda: Icardi, gjithë jetën te Interi - nuk di asgjë për Realin

Icardi ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh për prishjen e kontratës së tij, ndërsa mediat italiane vazhdimisht kanë spekuluar se ai do të largohet nga Nerazzurrët në rast se skuadra nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

(Foto: InstaStory/Wanda_Icardi)

Ndërkohë, gruaja që njëkohësisht është edhe përfaqësuesja e tij, Wanda Nara, ka nxitur më shumë spekulime rreth të ardhmes së burrit, për të mos i lënë të qetë tifozët e Interit.

(Foto: InstaStory/Wanda_Icardi)

Ajo ka publikuar video dhe fotografi në rrjetet sociale duke pohuar se është nisur për në Madrid. Madje në përshkrimin e një fotografi shkruhej: “Udhëtim… pune”.

Megjithatë, më pas Wanda e ka sqaruar se është nisur për në Argjentinë dhe se do të ndalet në Madrid vetëm për disa orë, para se të marrë aeroplanin tjetër drejt Amerikës Jugore.

(Foto: InstaStory/Wanda_Icardi)

Mirëpo, ka mjaftuar imazhi i saj dhe djalit të çiftit në aeroplan me mbishkrimin “Madrid” që të nxisë spekulime se nga sezoni i ardhshëm mund ta shohim Icardin në Santiago Bernabeu.

Sido që të jetë, Reali tash e disa muaj është duke u përpjekur që të arrijë marrëveshje me 24-vjeçarin, i cili është lojtari kryesor i Interit.

(Foto: Getty Images)

Benzema u kthye në fushë si zëvendësues në triumfin e Los Balncos kundër Deportivo La Corunas (7-1), mirëpo ai po kalon një sezon të dobët me vetëm pesë gola të shënuar dhe ka probleme fizike, ashtu që klubi po mendon për një sulmues tjetër. /Telegrafi/