Telegrafi

Wanda pranon se ka telefonata për Icardin: Ai mendon vetëm për Interin

Çift i Mauro dhe Wanda

Bashkëshortja e Mauro Icardit dhe agjentja e tij, Wanda Nara, thotë se ka top klube që po e ndjekin atë, por se ai po mendon vetëm për Interin.

Sulmuesi është lidhur me një kalim te Real Madridi qysh në janar pasi shënoi 15 gola në 14 ndeshje këtë sezon.

Icardi ka klauzolë prej vetëm 110 milionë eurosh në kontratë dhe kjo ka nxitur frikë te Nerazzurët të cilët mendojnë se kjo klauzolë është e thyeshme.

“Mauro është lojtar i rëndësishëm dhe ka top klube që e ndjekin atë tash e sa kohë”.

“Është e drejtë që një sulmues, një prej më të mirëve në botë, ka klube të mëdha që po e ndjekin dhe po e konsiderojnë të vlefshëm. Por, ata duhet ta kënaqin atë dhe Interin”.

“Unë preferoj të mos ju tergoj kush po më telefonon, sepse tash që po flas këto gjëra ai po mendon vetëm për Interin dhe është i lumtur këtu”.

“Drejtorët e dinë se ai ka refuzuar klube që të tjerët nuk do t’i refuzonin, sepse ai i ka ngjyrat zikaltër në zemër”.

“Unë nuk dua të mohoj se ka pasur shumë ekipe që janë interesuar për të, shumë më shumë se sa keni dëgjuar”.

“A do të kalojë ai diku tjetër në të ardhmen? Është e vështirë të thuhet, sepse në futboll kurrë nuk i dihet çka do të ndodhë”.

Mauro Icardi në takimin ndaj Bolognas në stadiumin Renato Dall’Ara. Foto: Getty

“Ai ka një kontratë, po mendon për të fituar me Interin, është i lumtur me atë që po bën dhe po synon maksimumin”.

“Askush nuk e di të ardhmen, pasi fjala e fundit është e klubit sepse ka oferta që nuk mund të refuzohen. Vlera e tij? Së paku 200 milionë euro”, deklaroi Icardi.

Në media është raportuar se Interi do t’i ofrojë Icardit kontratë të re, duke e rritur klauzolën ose duke e larguar krejt atë.

“Është një diskutim që ne duhet ta bëjmë me kluin. Është në dorën e drejtorëve të thonë se kontrata aktuale është e përshtatshme dhe çka duan të bëjnë”.

“Ai është lojtar i Interit, kapiteni dhe gjithmonë ka treguar se është i lidhur me ekipin. Ne nuk po kërkojmë asgjë, nëse klubi dëshiron të ndryshojë ndonjë gjë në kontratë është në doëen e tyre”.

“Unë e kërkova klauzolën sepse mendova se është mirë që t’i jipet vlerë kualitetit të tij dhe që të vlerësohet si top lojtar”.

“Unë nuk e di nëse klubi dëshiron t’i përshtatet një klauzole në kontratën e tij”.

“Klauzola nuk duhet të frikësojë askënd, edhe nëse një klub përmbushë klauzolën, vendimi është i lojtarit”, potencoi Wanda.

Wanda u pyet edhe për startin e mrekulueshëm të sezonit nga Icardi dhe ajo thotë se nuk është fare e befasuar.

“Unë besoj në të dhe e di se çka mund të bëj ai. Me këtë grup dhe trajnerin Spalletti po shkon mirë. Nën këto kushte ai gjithmonë befason dhe jep më shumë se zakonisht”.

“Më pëlqen të jem agjentja e tij, sepse gjithçka mbetet ën shtëpi. Mauro e bën të lehtë për mua, ndonjëherë ne po flasim për rinovime dhe ai shënon 4-5 gola në dy ndeshje e negociatat po bëhen më të lehta më pas”, përfundoi ajo intervistën në Corriere dello Sport.

/Telegrafi/