Mauro Icardi mund të rikthehet në Serie A pas katër viteve që është larguar nga kampionati italian.
Sulmuesi italian u largua në drejtim të PSG-së nga Inter për shifrën e 50 milionë eurove, derisa sezonin e fundit e kaloi si i huazuar te Galatasaray.
30-vjeçari ka pasur një sezon fantastik në Turqi, ku në 26 ndeshje zyrtare ka shënuar 23 gola duke asistuar edhe në tetë të tjerë.
Agjentja e tij, Wanda Nara ka fluturuar drejt qytetit të Milanos, ku pritet të ketë bisedime me dy top klubet italiane për Icardin.
Roma dhe Milan janë në kërkim të një sulmuesi dhe argjentinasi ndodhet në listën e dëshirave të tyre.
PSG është gati ta lejoj largimin e Icardit për një shumë rreth tetë milionë euro, derisa problem mbetet paga e tij.
Icardi fiton gjashtë milionë euro në sezon, shumë që nuk është gati ta paguaj as Roma e as Milani. /Telegrafi/