Agjentja dhe gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, është kthyer edhe një herë të flas për të ardhmen e sulmuesit argjentinas te Interi.
Ajo zbuloi se zikaltrit dëshiruan ta shisnin te Juventusi, por ishte lojtari që kërkoi të qëndronte duke refuzuar kështu kalimin në Torino.
Wanda është e pakënaqur me mënyrën se si klubi nga Milano po i trajton ata si palë dhe kërkon menjëherë që kontrata të rinovohet.
“Mauro rinovoi kontratën e tij me Nike për nëntë vite tjera në Londër”, ka thënë Wanda për Tiki Taka.
“Interi? Jemi ende larg. Ajo çfarë është shkuar në ditët e fundit më pengon. Askush nuk më ka thirrur për të më kërkuar ndonjë shpjegim. Icardi është një futbollist kualitetet e të cilit nuk mund të vihen në pyetje. Kontrata e tij duhet të rinovohet, pikë”.
“Tregu i transferimeve? Është më mirë që mos të flas, më vjen të qeshi kur dëgjoj se Icardi nuk është në shitje”.
“Me Interin nuk është çështje parash. Mendoj se ata mund të paguajnë rinovimin e tij, që vazhdon të jetë prioritet për ne. Klubi më ka kontaktuar në mesin e rrugëtimit të tyre në Ligën e Kampionëve, por unë i thash që është më mirë të presim derisa të përfundojnë grupet”.
“Ju e keni parë se sa shumë doja kualifikimin, se sa shumë qava. Oferta e Interit nuk ekziston. Duhet të ulem dhe të bisedoj me ata, ende nuk e kam bërë”.
“Interi dëshiroi të shesë Icardin te Juventusi, Ishte Mauro që tha ‘jo’ dhe dëshironte të qëndronte te Interi”, ka thënë Wanda për fund. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4TjFarq3mZs