Telegrafi

Wanda Nara është duke e negociuar kthimin e Icardit në Serie A

(Foto: Instagram/wanda_icardi)

Mauro Icardi e ka informuar Paris Saint-Germainin se dëshiron të largohet nga klubi francez në fund të sezonit.

Argjentinasi iu bashkua kampionit në fuqi të Ligue 1 në vitin 2019 nga Interi dhe ka shënuar 20 gola dhe katër asistime në 34 paraqitje.

Megjithatë, prej se nënshkroi kontratë afatgjate, ai e ka pasur edhe probleme me lëndime duke mbetur prapa në përzgjedhjet e trajnerit.

(Foto: Instagram/wanda_icardi)

Sipas Calciomercato, Icardi i ka njoftuar parisienët se e dëshiron largimin gjatë verës, ndërsa gruaja dhe agjentja e tij, Wanda Nara, është duke kërkuar klub të ri për bashkëshortin.

Lexo po ashtu PSG nxjerr në shitje Mauro Icardin

Milani, Roma dhe Juventusi janë klubet e interesuara që ta kthejnë 28-vjeçarin në Serie A, ku sulmuesi ka luajtur për shtatë vite (te Sampdoria dhe Interi).

Klubet e interesuara duhet të arrijnë marrëveshje me gruan e tij, e cila është duke e menaxhuar lojtarin. /Telegrafi/