Manchester City e ka kompletuar transferimin e Kyle Walker nga Tottenhami për 54 milionë funte, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Walker ka nënshkruar për pesë vite me klubin nga Etihad Stadium.
Ai e mposhti David Luizin që në vitin 2014 kishte kaluar nga Chelsea te Paris Saint-Germain për 50 milionë euro.
Walker po ashtu është bërë lojtari më i shtrenjtë anglez duke e kaluar Raheem Sterlingun.
Në vendin e tretë si mbrojtësi më i shtrenjtë është John Stones që po ashtu luan te City.
I katërti është shqiptari Shkodran Mustafi që kali nga Valencia te Arsenal për 35 milionë funte.
Pozitën e pestë e mban transferimi më i ri i Chelsat, Rudiger.
Thiago Silva është i gjashti i përcjellë na Mangala, Davidi Luiz, Otamendi dhe Lindelof.
Tetë nga 10 transferimet janë bërë nga klubet e Ligës Premier. /Telegrafi/