Telegrafi

Walker drejt largimit nga City, tre skuadra e duan transferimin e tij

Kyle Walker mund të largohet nga Manchester City pas gjashtë viteve të kaluara në Etihad Stadium.

Mbrojtësi anglez kohëve të fundit ka humbur vendin e titullarit te City dhe nuk është më një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Pep Guardiola.

Duke marrë parasysh se kontrata e tij me Cityn skadon në verë, lideri aktual i Ligës Premier po synon ta shes anglezin në verë.

32-vjeçari megjithatë ka tre klube që kanë shfaqur interesim për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Daily Mail ka raportuar se Milan, Arsenal dhe Aston Villa janë skuadrat e interesuara për transferimin e reprezentuesit anglez.

Walker këtë edicion ka zhvilluar vetëm 29 ndeshje me Citizens ku nuk ka shënuar gol dhe ka vetëm një asistim në Kupën FA.

Për ta lënë të lirë të largohet në verë, City synon që të fitoj rreth 15 milionë euro nga shitja e Walker. /Telegrafi/