Telegrafi

Wagner raportohet se ka rrëzuar një aeroplan rus

Gjithnjë e më shumë informacione po publikohen se në Rusi kanë filluar luftime të ashpra midis ushtrisë së rregullt ruse dhe mercenarëve të Wagner.

Yevgeny Prigozhin ka pohuar se këtë mëngjes kanë rrëzuar të paktën një helikopter.

Lexo po ashtu Wagner ia mësyn Moskës, Putin i drejtohet kombit rus: Kjo është tradhti, thikë pas shpine për Rusinë

Ndërkohë, mediat ruse kanë publikuar një video të rrëzimit të një aeroplani rus, i cili raportohet se është shkatërruar nga të besuarit e Prigozhinit.

“AN-24 u rrëzua në rajonin e Voronezh. Me siguri është goditur. Është rrëzuar afër fshatit Kantemirovka. Sipas informacioneve fillestare, tre persona kanë mbetur të vdekur”, njoftoi agjencia ruse e mediave Baza.

Lexo po ashtu Prigozhin i kundërpërgjigjet Putinit: 25 mijë ushtarë jemi të gatshëm të vdesim

Theksojmë se presidenti rus, Vladimir Putin sot e ka akuzuar për tradhti shefin e Wagnerit, Prigozhinin.

Ky i fundit i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet për një grusht shteti ushtarak dhe se për synim ka vetëm largimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu. /Telegrafi/