Telegrafi

VV thotë se inspektori i arrestuar sot është anëtar i PSD-së

Dega e VV-së në Prishtinë ka reaguar pas arrestimit të një inspektori komunal në flagrancë.

Sipas reagimit, thuhet se i arrestuari nuk është anëtar i VV-së dhe ka dalë nga partia në kohën kur një pjesë e saj formoi PSD’në.

“Inspektori i Komunës së Prishtinës i arrestuar sot për ryshfet nuk është pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ai është larguar nga Lëvizjes VETËVENDOSJE në kohën kur dolën ata që pastaj ju bashkuan subjektit PSD, pra ky person ka një kohë të gjatë që nuk është anëtar i Lëvizjes.”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu Arrestohet një inspektor i komunës së Prishtinës për marrje ryshfeti, kapet në flagrancë

“Çfarë ka ndodhur sot është dëshmi e asaj që e kemi theksuar në Konferenca për media tash e tre vite me radhë, në Komunën e Prishtinës po mundësohen ndërtimet e egra përmes korrupsionit. Ftojmë autoritetet përkatëse të japin dënimin e merituar dhe të hulumtojnë të gjitha rastet e ngjajshme në Komunë”, thuhet tutje.