“Edhe dritaret e shtëpive përreth kishin sytë nga qendra sportive Bardh Begolli në Pejë, ku kandidati për kryeministër, Albin Kurti bashkë me deputetët e ardhshëm Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Bashkim Nurboja, Taulant Kryeziu, Ali Lajçi dhe Mmimoza Kusari folën për qeverinë e re të 6 tetorit”, thotë Vetëvendosje përmes një komunikate.
Nënkryetarja e Lëvizjes, doktoresha që kandidon për deputete, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, përmendi artistët, aktorët e sportistët me vlerë botërore që Peja i ka dhënë vendit, duke nënvizuar suksesin e grave dhe mbështetjen që qeveria e re do ta jap për to.
Ajo foli edhe për bukuritë e Pejës, grykën e Rugovës, Lumëbardhin e paprekshëm prej hidrocentraleve dhe qeverinë Kurti që do ta mbrojë ambientin e do të invesojë në zhvillimin e turizmit në Pejë.
Kandidati Bashkim Nurboja kujtoi se sot është përvjetori i protestës.
“Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” duke theksuar se motoja e këtyre zgjedhjeve do të jetë “një popull nuk i nënshtrohet as kriminelëve dhe as hajnave.”
Ne do ta luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar, do t’i ndihmojmë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që të zhvillohen dhe do të mundohemi për mirëqenien e të gjithëve e jo vetëm të disave, tha ai.
Kandidati Taulant Kryeziu tha se ka ardhur koha për një Kosovë ku të fuqishmit janë të barabartë me njerëzit e rëndomtë.
Me shtetin e kapur nuk ka konkurrencë politike, as konkurrencë idesh por ka hajni votash, degradim të dijes dhe shkatërrim të së ardhmes. Vetëm një qeverisje me një Kryeministër të dijshëm e të guximshëm, që e do shtetin dhe vendin e është i pathyeshëm e i pashantazhueshëm si Albin Kurti mund të ecim tutje dhe kjo tashmë është domosdoshmëri.
Kandidati Ali Lajçi tha se numri 126 ka gjetur shprehje te qytetarët e Republikës, por 6 tetori do shënoj ngjarjen e fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ai tha se Kosova është menaxhuar shumë keq në kuptimin institucional dhe se e ka humbur imazhin me këto struktura udhëheqëse. Duhet të sigurohemi që ata të mos kthehen porositi ai, duke uruar që me peshën e madhe të dashurisë që kemi për Kosovën ta votojmë Lëvizjen dhe kryeministrin Albin Kurti.
Kryetarja e Alternativës, kandidatja në listën e Lëvizjes, Mimoza Kusari Lila, duke iu referuar panistëve tha se këta që nuk i ruajnë as territoret nuk mund ta sigurojnë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.
Këta vetëm e kanë trashur të keqen dhe andaj jemi bërë bashkë. Bashkë për Lumëbardhin dhe kundër hidrocentraleve dhe për bukuritë natyrore e sportin që qeveria Kurti i ka prioritet. E vetmja lëvizje politike që sot e ka guximin, dijeninë dhe mundësinë e reformës është Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Kandidati për Kryeminisër nga VV , Albin Kurti foli për çlirimin e dytë të Pejës e të Kosovës nga oligarkët e tajkunët që e kanë pushtuar.
Me shtetin si rregullator e mirëmbajtës dhe jo dirigjues, do të ndryshojë qasja ndaj bizneseve për të mirë. Do të perëndojnë tajkunët e lindin ndërmarrësit inovativ, do të ulet importi dhe rritet eksporti.
Me qeverinë e VETËVENDOSJE!-s nuk do të ketë tajkunë a oligarkë, që e detyron punëtorin të marr pjesë në tubime të ndonjë subjekti politik dhe që ua kushtëzon pagën me votë.
Ne do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve të punës, do ta themelojmë Gjykatën e Punës, do ta miratojmë ligjin e ri të punës dhe organizimi sindikal do të ndihmohet e do të fuqizohet.
Me qeverisjen tonë nuk mund të lejojmë që Peja të jetë e pasur me tajkunë e të falimentojnë zejet e artizanatet e mbi 1000 familje të varen nga skema e ndihmës sociale.
Pas 6 tetorit, për punëtorët: punë, bukë e dinjitet. Për tajkunët, tatim mbi fitimin legjitim, dënim e konfiskim mbi atë jolegjitim.