Site icon Telegrafi

Vrasja e bujshme e Santiago Malkos në Tiranë, arrestohet i dyshuari në Belgjikë

Policia e Shtetit ka njoftuar se është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi 37-vjeçari Leonard Duka në Belgjikë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dyshuar për vrasjes e bujshme të shtetasit Santiago Malko të ndodhur në vitin 2019 në Tiranë.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së shtetasit Santiago Malko, të ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë.

Operacioni është realizuar falë inteligjencës informative të siguruar nga Fast Albania si dhe falë shkëmbimit në kohë të informacionit me homologët e Fast Belgjikës dhe midis Interpol Tirana e zyrës homologe të Interpol Brukselit. /Telegrafi/

Exit mobile version