Telegrafi

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, reagon Fatlume Popovci: Me pikëllim të thellë po shprehem moj mbesa ime

(Foto: Instagram/fatlumepopovci)

Lajmi për vrasjen e një 18-vjeçareje nga Ferizaj, ka nxitur reagime të shumta nga opinioni vendor duke përfshirë edhe emrat e skenës dhe ekranit tonë.

Policia e Kosovës e ka cilësuar si “Vrasje e rëndë”, kurse deri më tani është arrestuar një i dyshuar, kurse i dyshuari i dytë gjendet në arrati.

Të dyshuarit thuhet se kanë keqtrajtuar fizikisht të ndjerën, e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Lexo po ashtu “Tmerr çfarë po përjetojnë vajzat dhe gratë”, artistët shqiptarë reagojnë pas vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj

Një reagim ka ardhur edhe nga këngëtarja Fatlume Popovci, e cila në publikimin e saj në rrjetet sociale të ndjerës i është referuar si mbesë.

“Zoti të pastë çuar në Xhenet, Marigona. Me pikëllim të thellë po shprehem moj mbesa ime, Zoti i dënoftë ata që të lënduan”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë së postuar në InstaStory. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/fatlumepopovci)