Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka treguar se tashmë Bashkimi Evropian ka ndarë 300 milionë euro shtesë, si pjesë e këstit të dytë të ndihmës makro-financiare për Ukrainën.
Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale teksa së pari e kishte informuar edhe personalisht presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“E informova edhe presidentin ukrainas, Zelensky rreth disbursimit të një kësti të dytë prej rreth 300 milionë euro të ndihmës makro-financiare për Ukrainën. Populli trim i Ukrainës ka nevojë për këto para tani. Do të mbështesim financat e vendit, pasi kjo luftë e pakuptimtë vazhdon ende”, ka shkruar zyrtarja evropiane në Twitter.
Я також поінформував Президента @ZelenskyyUa про виділення 2-го траншу макрофінансової допомоги Україні в розмірі близько 300 мільйонів євро.
Ці гроші зараз потрібні сміливим людям України.
Вони підтримають фінанси країни, оскільки ця безглузда війна все ще триває. pic.twitter.com/pQPA3Q5VUM
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 18, 2022
Von Der Leyen më tutje deklaroi se ka filluar rruga evropiane e Ukrainës dhe këtë ia konfirmoi presidentit ukrainas.
“Kohë të tilla kërkojnë largpamësi, aftësi dhe qëndrueshmëri për të hedhur një hap të vështirë pas tjetrit”, pohoi ajo.
Ndryshe, SHBA-ja tashmë ka ndarë një fond për shtetin ukrainas që kap shifrat e 13.6 miliardë dollarëve. /Telegrafi/