Biçikleta është shpëtim në një trafik të ngarkuar gjatë ditës, por natën mund të jetë e rrezikshme për ngasësin.
Në fakt, rreth 20 mijë çiklistë në vit janë lënduar duke vozitur gjatë natës, vetëm në Britani të Madhe.
Prodhuesi suedez i veturave ka krijuar për këtë një sprej që ndriçon gjatë natës, duke e quajtur “Ngjyra e Jetës”.
Sprei unik përdoret në biçikletë, helmetë, çantë shpine e madje edhe në rroba, që çiklisti të shihet më mirë, transmeton Telegrafi.
Ngjyra është e padukshme gjatë ditës, por ndriçon me t’i rënë drita e veturës apo të tjerat drita që gjenden në rreth.
Kjo jo vetëm që ndihmon çiklistët të mos shtypen nga veturat, por edhe shoferët të mos i godasin ata. /Telegrafi/