Telegrafi

Vladimir Putin testoi uiskin e Conor McGregor për helm para se ta pinte

Vladimir Putin nuk i beson askujt dhe asgjëje – madje as Conor McGregorit dhe uiskit të markës së tij.

Putin, udhëheqësi despotik që pushtoi Ukrainën pa arsye muajin e kaluar, u takua me McGregor gjatë Kupës së Botës të vitit 2018 të mbajtur në Rusi.

LIVE: Kriza në Ukrainë – Rritja e çmimeve në vendet e Ballkanit, çfarë ndikimesh mund të ketë në Kosovë e rajon? Bëhu pjesë e diskutimit duke klikuar, KËTU.

Gjatë takimit të tyre të shkurtër, Notorious i ofroi kryeministrit rus një shishe uiski të tij Proper Twelve si dhuratë.

Lexo po ashtu Vëllezërit Klitschko zbulojnë numrin e ushtarëve rusë që kanë vrarë deri më tani

Por, sigurimi nxitoi të hynte dhe të kapte pijen para se ta kontrollonte për ndonjë përbërës helmues.

“Shumë njerëz nuk e dinë, shishen e parë të uiskit Proper Tëelve Irish, ia dhurova Vladimir Putinit”, deklaroi McGregor në një konferencë shtypi në Rusi në vitin 2019.

“Detajet e sigurisë së Presidentit Putin janë të pakrahasueshme pasi jam i sigurt që e dini, ju nuk ngatërroheni me Vladimirin”.

“Pra, shishen ia bëra dhuratë dhe ia dhurova sigurimit të tij. Ata duhej të testonin atë për t’u siguruar që pija ishte e sigurt dhe se ndoshta nuk ishte e helmuar dhe më pas iu dhurua Vladimir Putinit”, kishte potencuar më tej irlandezi.

McGregor shtoi se ai nuk ishte në gjendje të pinte një pije me presidentin, duke thënë: “Unë nuk kam nevojë të flas me të që nga ajo kohë për të parë se çfarë mendon ai për të, megjithëse jam i sigurt se ai kishte një shije dhe unë jam i sigurt se ai e ka shijuar atë”.

Irlandezi ishte në Rusi për të promovuar uiskin, si dhe për të shfaqur planet për rikthimin e tij në UFC.

Lexo po ashtu Shevchenko i bën tjetër apel botës: Na ndihmoni, në Ukrainë po ndodh një tragjedi njerëzore

McGregor me të vërtetë u kthye në oktagon më vonë atë vit, duke humbur nga Khabib Nurmagomedov.

Ai është tani në rrugën e rikthimit edhe një herë, edhe pse për arsye të ndryshme këtë herë.

The Notorious ka qenë jashtë kafazit që kur theu këmbën kundër Dustin Poirier në luftën e tyre trilogjike verën e kaluar. /Telegrafi/