Vjosa Osmani e ka pranuar se po synon postin e presidentes pas arritjes së marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje për të garuar së bashku në zgjedhje.
Osmani para media tha se do të kërkojë legjitimitetin e presidentes.
“Jemi plotësisht të vetëdijshëm për procedurat në Kuvend, pra do të garojmë ashtu”, tha ajo.
Osmani thënë se do të garojnë se bashku me LVV-në për zgjedhje për të ndryshuar mendësinë e gabuar, me të cilën është udhëhequr vendi.
“Marrëveshja që kemi arritur sot përfaqëson vullnetin e qytetarëve tanë. Sot ju njoftojmë për bashkimin tonë, që shkon përtej listës. Për dy dekada vendi ynë është udhëhequr nga një mendësi e gabuar, për ta ndryshuar këtë ne garojmë se bashku me listën e cila do të flasë siç flisni ju, dhe siç guxoni ju. Sot edhe për 4 vite, ne jemi të vendosur të luftojmë kundër krimit”, ka thënë ajo.
Ajo u shpreh e bindur që së bashku me LVV-në do të fitojnë zgjedhjet e 14 shkurtit.
Duke folur për sa vende do t’i kenë në listën zgjedhore, Osmani tha “ne kemi mjaftueshëm përfaqësues në këtë listë për të arritur fitore plebishitare… Lista do të dorëzohet më 16 janar”.
Ajo tha më tej se për arsye procedurale iniciativa e saj nuk ka arritur të regjistrohet, por kjo sipas saj nuk e pengon të jetë në listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Osmani u përgjigj shkurt në pyetjen nëse në marrëveshjen me LVV-në është përmendur edhe mundësia për bashkëpunim me LDK.
“LDK nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje”. /Telegrafi/