Zlatan Ibrahimovic ka reaguar rreth akuzave se ai ka bërë fyerje raciste kundër Romelu Lukakut, duke mohuar se bëri një gjë të tillë.
Përplasja e dy lojtarëve ndodhi në takimin mes Milanit dhe Interit në Kupën e Italisë, derisa gjyqtari ndëshkojë të dy me kartonë të verdhë.
Por, Ibrahimovic ka mohuar të ketë bërë fyerje raciste në drejtim të Lukakut, duke shtuar se në fjalorin e tij nuk ekzistojnë ato fjalë.
“Në botën e ZLATAN nuk ka vend për racizëm. Ne të gjithë jemi të një race – të gjithë jemi të barabartë. Ne të gjithë jemi LOJTARË, disa më të mirë se të tjerë”, ka shkruar suedezi në Twitter.
Ibrahimovic u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë në fund të pjesës së parë, mirëpo kjo nuk e kishte qetësuar atë.
Në pjesën e dytë, sulmuesi mori edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar nga takimi.
Interi arriti që në fund të fitonte 2-1, për të eliminuar Milanin nga Kupa e Italisë në fazën e çerekfinales. /Telegrafi/
In ZLATAN’s world there is no place for RACISM.
We are all the same race – we are all equal !!
We are all PLAYERS some better then others.https://t.co/DhguHUOFte— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) January 27, 2021