Telegrafi

Vjen mega oferta e Chelseat, 75 mil për Moratan

Chelsea ka bërë një ofertë të jashtëzakonshme për sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata.

Mediat kanë zbuluar se bosi i Chelseat, Antonio Conte ka qenë në kontakt ditor me Moratan dhe tash këtoi po vërtetohen.

Cadena Ser raporton se Chelsea mëngjesin e të mërkurës ka dërguar ofertën prej 75 milionë euro te Real Madridi, që do ta bindë klubin nga kryeqyteti spanjoll.

I vetmi njeri që po bën pengesë është Florentino Perez, i cili është edhe adhurues i madh i lojtarit që e krijoi vet klubi mbretëror spanjoll. /Telegrafi/