Telegrafi

Vjen kënga e re “I wanna feel” nga Blero dhe Zaimina Vasjari (Audio)

Këngëtarët Blero dhe Zaimina Vasjari ka kohë që kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“I wanna feel” mban titullin kënga e tyre më e re e punuar nga Blero, e cila është publikuar në SoundCloud.

Këngëtari Blero perms një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se këtë këngë për momentin mund ta dëgjojnë vetëm në këtë platform, gjersa shumë shpejt pritet të publikohet edhe në YouTube,

“Këngën ne bashkëpunim me Zaiminen, mund ta gjeni ne kualitetin me te larte ne “Soundcloud”, ndërkohë qe shume shpejte pritet te publikohet dhe ne YouTube”, shkruan Blero në Facebook.

Kënga është ritmike, ndërsa pritet të jetë suksesi i radhës për dyshen.

Për të dëgjuar këngën më të re “I wanna feel” nga Blero dhe Zaimina mund të klikoni KËTU. /Telegrafi/