Gjenerata e re e modelit Volkswagen CC pritet të lansohet së shpejti, ndërsa raportohet se do të jetë i bazuar në konceptin C Coupe GTE.
Në një fotografi të publikuar në internet, shihet C Coupe GTE i transformuar në modelin praktik Variant dhe mund të shërbejë si frymëzim edhe për gjeneratën e re të CC-së që pritet të prezantohet në pjesën e dytë të vitit 2016, transmeton koha.net.
Volkswagen tashmë ka konfirmuar se Comfort Coupe do të prezantohet së shpejti dhe do të jetë i bazuar në gjeneratën e fundit të Passatit, B8.
Nëse spekulimet janë të vërteta, 2017 CC do të jetë i më gjatë për 101 milimetra, krahasuar me versionin Passat.
Ky model mund të prezantohet për herë të parë në Amerikë.