Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron po qëndron për vizitë në Kosovë.
Sot Cameron do të zhvillojë fillimisht një takim me ministren e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Pas takimit, Gërvalla dhe Cameron do të deklarohen për media.
Ministrin britanik të Punëve të Jashtme do të takojë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ndryshe, Cameron ka arritur mbrëmë në Prishtinë.
Ai është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Ky i fundit në një postim në Twitter shkruan se ishte kënaqësi të takojë ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë.
“Kënaqësi të pres ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Prishtinë në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar të këtij viti. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një aleat i vendosur dhe besnik i Republikës së Kosovës, që para krijimit të shtetit tonë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që gëzojmë”, shkruan Kurti. /Telegrafi/
A pleasure to host ?? Foreign Secretary & fmr PM @David_Cameron tonight in Prishtina for his first international trip of the year. The UK has been a staunch & faithful ally of??since before our statehood. We are grateful for the enduring support & excellent relations we enjoy. pic.twitter.com/z7BEuLQ44d
— Albin Kurti (@albinkurti) January 3, 2024