Agjenti Mino Raiola i ka bërë një vizitë befasuese Juventusit, për të diskutuar rreth Henrikh Mkhitaryan dhe Romelu Lukaku.
Ai i përfaqëson edhe Paul Pogban dhe Zlatan Ibrahimovicin, prandaj prania e tij në Torino nxiti spekulime të ndryshme.
Sky Sport Italia ka raportuar se agjenti ka qëndruar te klubi italian për të diskutuar rreth strategjisë transferuese.
Janë disa lojtarë nën menaxhimin e Raiolas që i dëshiron Juve dhe këtu përfshihet mesfushori i Borussia Dortmundit, Mkhitaryan dhe sulmuesi i Evertonit, Lukaku. /Telegrafi/