Site icon Telegrafi

Vizita e Osmanit në Bruksel, pamje para takimit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet në Bruksel për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Osmani në një deklaratë për media tha se ytetarët kanë nevojë për një mesazh unik nga Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, raporton Telegrafi.

“Ne natyrisht shpresojmë por nuk dua të jap pritshmëri pasi kjo çështje nuk është në duart tona më. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave katër vite më parë… ne i jemi përgjigjur të gjitha shqetësimeve të vendeve anëtare. Tash është koha që shtetet anëtare të mbështesin këtë proces sepse është padrejtësi e madhe për qytetarët e Kosovës”, tha presidentja.

Osmani sot është takuar edhe me presidentin e Francës, Emmanul Macron. /Telegrafi/

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Foto / European Union

Exit mobile version