Telegrafi

Vizita e Kurtit dhe Osmanit në veri, reagon Rakiq: Donin të shkaktonin incidente dhe trazira dhe të fitonin pikë politike

Foto: Arkiv

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka reaguar pas vizitës së kreut të LVV-së, Albin Kurti si dhe u.d. e presidentes, Vjosa Osmani në Mitrovicën e Veriut.

Rakiq e ka quajtur provokim dhe që sipas tij synimi ishte që të nxisnin reagime dhe trazira për përfitime politike.

“Sot ata donin të shkaktonin incidente dhe trazira dhe të fitonin pikë politike duke provokuar popullin serb dhe duke sjellë dhjetëra njerëz të armatosur në veri”, raporton Kosovo Online.

Lexo po ashtu Kurti e Osmani pengohen në Mitrovicën e Veriut - LVV thotë se vizita u realizua në plotëni

“Fakti që ata ishin të shoqëruar nga njerëz me simbole të UÇK-së tregon një qëllim të maskuar për të provokuar një reagim nga serbët, të cilët në tubim, me anë të fishkëllima, shënjëzuan qartë për t’u larguar nga veriu”.

“Falënderoj qytetarët e Mitrovicës së Veriut që u përmbajtën, por ata gjithashtu treguan se hapësira e kujt është kjo dhe kujt i përket, se provokatorët nuk kanë vend këtu”, tha Rakiq.