Telegrafi

Vitin e kaluar thoshte se për disa javë do të pushtojnë Ukrainën, tani ministri rus i Mbrojtjes pretendon se lufta do të zgjasë deri më 2025

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se lufta në Ukrainë do të zgjatë të paktën deri më 2025.

E kjo deklaratë është krejt e kundërta e asaj çfarë kishte thënë në fillim të luftës në Ukrainë, ku pretendonte se për pak javë do të arrijnë të pushtojnë tërë territorin e këtij vendi, transmeton Telegrafi.

“Operacioni special ushtarak do të zgjatë të paktën deri më 2025”, tha Shoigu gjatë takimit me eprorët e lartë ushtarak të Kremlinit.

Lexo po ashtu Droni ukrainas sulmon fshatrat ruse, mbesin pa energji elektrike

Videon e ka publikuar Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm ukrainas, ku Shoigu shihet duke i mbajtur “leksion” eprorëve ushtarakë rusë.

“Për çfarë qëllime po flet? Ushtria ruse do të shpërbëhet plotësisht? Do të ketë ofensiva negative deri në Moskë? Çdo gjë e mundshme do të vidhet nga buxheti rus deri më 2025”, ka shkruar Gerashchenko. /Telegrafi/