Ndeshja e parë në gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Real Madridit në Kupën e Mbretit përfundoi me rezultat 1-1 dhe të mërkurën në Santiago Bernabeu do të zhvillohet ndeshja e dytë.
Ylli i Real Madridit, Vinicius, është gati për këtë ndeshje dhe të përballet me Lionel Messin, i cili në fundjavë bëri het-trik ndaj Sevillas në fitoren e Barçës me rezultat 4-2.
“Kemi shumë dëshirë dhe dua të luaj në Clasico, të gjithë lojtarët duan të luajnë në ndeshje të tilla”.
“Tifozët duhet të na ndihmojnë, por nëse luajmë si në Camp Nou, atëherë mund të fitojmë ndeshjen. Jemi gati për gjithçka dhe Messi është lojtar i jashtëzakonshëm, ai bën gjëra që askush tjetër nuk i bën”.
“Të gjithë mezi po presin ndeshjen dhe ne nuk kemi frikë nga Messi pavarësisht asaj që ai është lojtar i madh, sepse ne kemi më të mirët në botë”.
“Ka diçka që gjithmonë më mungon, si goli, por ka edhe disa gjëra që po i bëjë mirë. Për mua, gjëja më e rëndësishme është skuadra të fitojë”, ka shtuar Vinivius për formën e tij.
Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë me atë Real Betis-Valencia. /Telegrafi/