David Villa e ka komentuar Topin e Artë për këtë vit që iu nda superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Portugezi e pati konkurrent kryesor Lionel Messin, i cili e drejtoi Barcelonën drejt triumfit në La Liga në edicionin e kaluar.
Mirëpo, argjentinasi mbeti shumë prapa CR7 në votime, duke qenë se 31-vjeçari fitoi më shumë se dyfishin e votave të rivalit të tij.
“Mendoj se është një votë e vështirë për t’u vlerësuar”, ka thënë Villa.
“Nganjëherë, paraqitja individuale merret parasysh më shumë se paraqitja me skuadrën. Kjo ndodhi këtë vit dhe ka ndodhur edhe në shumë vite të tjera”, ka shtuar sulmuesi i New York City FC. /Telegrafi/