Telegrafi

“Viktimat po qëndronin në terasën e një lokali”, detaje nga tentim-vrasja e mbrëmshme në Pejë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë plagosur të martën mbrëma si pasojë e një përleshje me armë zjarri në fshatin Kryshec të Pejës.

Policia njofton se një person nga vetura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, të cilët ishin duke qëndruar në terasën e një lokali.

“Fsh. Kryshec, Pejë 28.06.2022 – 20:53. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave meshkuj kosovarë të cilët ishin duke qëndruar në terasën e një lokali”, thuhet në raportin policor.

Lexo po ashtu Plagosje me armë zjarri në Pejë - policia jep detaje

Viktimat bëhet e ditur se kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.

“I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet tutje në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti në polici është hapur si “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”. /Telegrafi/