Telegrafi

Vetura godet tre këmbësorë në Lipjan

Foto: Ilustrim

Tre këmbësorë kanë mbetur të lënduar sot në Lipjan si pasojë e goditjeve që kanë marrë nga një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Lipjan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe tre këmbësorë. Lëndime trupore kanë pësuar këmbësorët të cilët janë dërguar për tretman mjekësorë”, ka thënë ajo.

Ahmeti bëri të ditur së në stacion policor është shoqëruar ngasësja e veturës./Telegrafi/