Site icon Telegrafi

Vetura e së ardhmes: Ky koncept mund ta zgjidh problemin e parkimit! (Video)

Në kohën kur vendet për parkim po bëhen çdo ditë e më të pakta, problem kryesor i shoferëve është se ku ta lënë veturën.

Për këtë shkak, inxhinierët gjermanë kanë gjetur një zgjidhje interesante: një veturë elektrike, që lëviz si gaforrja, vozitjes në pjesën anësore si dhe ngritjen e konstruktit për t’ju përshtatur vendit.

Eossc2 është përshkruar si “veturë e vogël ultra-fleksibile, e destinuar për qytete të mëdha e që mund të vozitet edhe si tren, transmeton Telegrafi.

Vetura që arrin deri në 60 kilometra në orë, mund të kapet bashkë me vetura të tjera dhe të udhëtohet në formë treni.

I pari që e komandon kolonën ndihmon që të tjerët të pushojnë të qetë deri në destinacionin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version