Site icon Telegrafi

Veteranët dhe policët solidarizohen me njëri-tjetrin

Veteranët e luftës po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës duke shprehur pakënaqësitë për mos përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale që është propozuar nga qeveria.

Në oborrin e parlamentit ata kanë hyrë pasi i kanë thyer rrethojat e ndërtesës legjislative duke brohoritur “UÇK” dhe duke kërkuar që paga minimale të mos votohet.

Lexo po ashtu Policia deklarohet për protestën e veteranëve: Ne nuk përdorëm gaz lotsjellës – janë lënduar dy policë dhe një qytetar

Ndërsa forca të shumta të Policisë së Kosovës janë duke kryer punën e tyre para objektit të Kuvendit dhe qeverisë.

Por në protestën e cila ka filluar në orën 10:00 pjesëtarë të policisë janë parë duke shpërndarë ujë edhe për veteranët.

Ndërsa më vonë një protestues u ka ofruar ujë policëve të Njësisë Speciale që po qëndronin në dyert e Kuvendit të Kosovës./kp/

Exit mobile version