Telegrafi

“Vetëm Zoti do të jetë ai që do të më gjykojë”, thotë luftëtari britanik i dënuar me vdekje nga një gjykatë e mbështetur nga Rusia në Ukrainë

Luftëtari britanik Aiden Aslin, i cili së bashku me Shaun Pinner u dënua me vdekje sot nga një gjykatë e mbështetur nga Rusia, ka thënë se “Zoti do të jetë ai që do ta gjykojë atë kur të vijë koha”.

Duke folur për gazetarët pas dënimit të tij, ai deklaroi “shpresoja që dënimi të ishte shumë më i drejtë duke gjykuar rrethanat në të cilat ndihmova hetimin dhe gjithashtu sepse u dorëzova në Republikën Popullore të Donetsk. Do të doja të ishte ndryshe, por Zoti do të jetë ai që do të më gjykojë kur të vijë koha”.

Aslin, 28 vjeç dhe Pinner, 48 vjeç, janë akuzuar si mercenarë, tha një agjenci tjetër ruse e lajmeve, raporton skynews.

Ata u kapën në Mariupol në prill gjatë luftës intensive për kontrollin e qytetit port, përpara se të dilnin në gjykatë në Republikën Popullore separatiste të Donetskut (DPR).

Mësohet se ata kanë pranuar “trajnim për të kryer aktivitete terroriste”.

Një burrë i tretë, shtetasi maroken Saaudun Brahim, thuhet gjithashtu se është dënuar me vdekje. /Telegrafi/