Telegrafi

“Vetëm një sulmues është më i madh se Aguero në histori të Ligës Premier”

Sipas Jamie Redknapp, vetëm Thierry Henry është sulmues më i madh se Sergio Aguero në histori të Ligës Premier.

Xhevahiri i Manchester City shënoi golin e tij të 150-të në futbollin anglez gjatë barazimit 1-1 të shtunën me Middlesbrough, 110 nga të cilat kanë ardhur në Ligën Premier.

Aguero arriti golin e tij të 100-të në Ligën Premier në muajin prill, duke arritur moment historik në 147 ndeshje dhe duke u bërë futbollisti i dytë më e shpejtë që arrin këtë shifër, pas Alan Shearer, i cili i arriti 100 gola në 124 ndeshje.

Lexo po ashtu Shearer: Ka vetëm një lojtar të klasit botëror në Ligën Premier (Video)

Por, edhe pse Shearer mban këtë rekord, Redknapp mendon se argjentinasi është më i mirë se anglezi dhe përpara të futbollistëve tjerë të rëndësishëm si Robbie Fowler, Ian Wright ose Andrew Cole, ndërsa para tij gjendet vetëm Henry.

“Aguero shënoi golin e tij të 150-të për Cityn të shtunën dhe për mua vetëm Thierry Henry qëndron mbi të si sulmuesi më i madh i Ligës Premier”, ka thënë Redknapp për Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Nuk ndalen lëvdatat për Agueron: Njëri nga më të mirët në botë

“Pep Guardiola e largoi Sergio Aguero, në ndeshjen që u duk e fituar ndaj Middlesbroug, por në fund barazuan. Kjo nuk është punë e kryer në këtë kampionat dhe unë nuk mendoj se ne do të shohim Pep të bëjë këtë përsëri!”, përfundoi ish-futbollisti anglez, tani analist sportiv. /Telegrafi/