Vetëm Robert Lewandowski dhe Lionel Messi kanë shënuar më së shumti gola kampionalë sesa sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, që nga sezoni 2016/2017.
Italiani realizoi het-trik në fitoren prej 4-1 ndaj Genoas të dielën dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë në Serie A me 24 gola në 27 paraqitje.
32-vjeçari ka realizuar 147 gola në ligë që nga sezoni 2016/2017, ndërsa vetëm Lewandowski dhe Messi kanë statistikë më të mirë në këtë periudhë.
Superylli argjentinas ka shënuar 165 gola (162 në La Liga me Barcelonën dhe vetëm tre në Ligue 1 me PSG-në), derisa sulmuesi polak e ka gjetur 188 herë rrjetën në Bundesliga me Bayern Munichun në këtë periudhë.
Immobile është po ashtu pranë për t’u përfshirë në listën e 10 golashënuesve më të mirë në Serie A, ku i ka realizuar 179 gola, vetëm katër më pak se Gabriel Batistuta (i 12-ti në listë) dhe nëntë më pak se Alberto Gilardino, Giuseppe Signori e Alessandro Del Piero. /Telegrafi/