Site icon Telegrafi

I dyshuari për vrasjen e 34 vjeçarit në Prishtinë u vetdorëzua në Polici

Vrasja e 34 vjeçarit, Abid Jashari dje në Prishtinë, tronditi opinionin. Lidhur me këtë vrasje Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera.

Lexo po ashtu Vrasje në Prishtinë (Foto)

Policia ka bërë të ditur se që nga dje kanë bastisur gjashtë lokacione, dhe se sot rreth orës 07:00 është vetë dorëzuar në stacionin policor i dyshuari B.Sh 26 vjeç.

“Intensiteti i punës së hetuesve policor, të cilët që nga momenti kur ka ndodhur rasti kanë bastisur gjashtë lokacione për të lokalizuar/arrestuar të dyshuarin, si dhe thirrjet zyrtare nga ana e tyre, kanë bërë që sot rreth orës 07:00 i dyshuari kryesor për këtë rast : B. Sh mashkull 26 vjeç, të vetë dorëzohet në stacion policor. I njëjti ka dorëzuar edhe një armë zjarri (revole) e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, njofton policia.

Lexo po ashtu Policia identifikon personat e dyshuar për vrasjen në Prishtinë, ende nuk ka të arrestuar

Po ashtu nga ana e policisë, është konfiskuar për ekzaminim edhe një veturë e tipit CITROEN.

Aktualisht hetuesit policor po kryejnë proceduarat e nevojshme policore, ndërkohë që personit të dyshuar, nga ana e prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version