Pirja e ujit gjatë gjithë ditës është e rëndësishme për të shmangur dehidratimin – por mund të pengojë shëndetin nëse bëhet vonë natën.
Ky zakon shpesh çon në udhëtime të shpeshta në banjë gjatë natës. Duke ndërprerë ciklin e gjumit , trupi mund të pësojë luhatje afatgjata të hormoneve që mund ta vënë zemrën në rrezik.
Është një fakt i njohur se trupit i nevojiten shtatë deri në tetë orë në natë për një shëndet optimal.
Kjo është për shkak se gjumi e ndihmon trupin të kontrollojë hormonet të cilat janë të implikuara në stres dhe metabolizëm.
Nëse çrregullimet e gjumit bëhen kronike, trupi ka të ngjarë të përjetojë luhatje të shpeshta të hormoneve.
Këto çrregullime hormonale janë përgjegjëse për presionin e lartë të gjakut dhe komplikime të tjera metabolike si diabeti i tipit 2 dhe obeziteti.
Vdekshmëria nga të gjitha shkaqet është gjithashtu e rritur te meshkujt me çrregullime të gjumit.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, këto probleme janë të shpeshta te njerëzit që flenë më pak se shtatë orë në natë. /Telegrafi/