Site icon Telegrafi

Vesa Luma shtatzënë? (Foto)

Vesa Luma ka nxitur spekulimet se ajo mund të jetë shtatzënë.

Ajo ka postuar një fotografi në rrjetet sociale me mbishkrimin “Loading…” (“Po ngarkohet”), raporton Telegrafi.

Këngëtarja ka marrë që pozë që lejon të shihet barku i saj lehtësisht i rritur, gjoksi i fryrë dhe shkëlqimi në fytyrën e saj, që mund të jenë shenja të një shtatzënie.

Po ashtu, Vesa nuk është se ka ndonjë projekt muzikor në plan së shpejti, e që pritet “të ngarkohet”, pasi ajo sapo ka lansuar videoklipin e saj të fundit “T’kan fol keq për mu”.

Këngëtarja kosovare është e fejuar me reperin nga Shqipëria, Gerald Xhari i njohur si Big Basta./Telegrafi/

Exit mobile version