Hellas Verona ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndaj Juventusit në ndeshjen e vlefshmë për javën e 23-të në Serie A.
Zonja e Vjetër ka arritur të lëshoj terren pasi edhe përkundër epërsisë ndaj Veronas, ka pranuar dy gola në fund duke humbur ndeshjen.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë dhe raste nga të dyja skuadrat, ndërsa nuk munguan as goditjet e shtyllave dhe një gol i anuluar nga VAR-i.
Ishte mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili gjeti golin në minutën e 21-të me kokë, por ky gol u anulua pas rishikimit të VAR-it si pozitë jashtë loje.
Në anën tjetër, Juventusi ishte afër golit me anë të Douglas Costa (20’) dhe Cristiano Ronaldo (37’), por të dy goditjet u ndalen nga shtylla.
HT | ⏱ | Level at the break after the woodwork denies us twice, ready to keep pushing for the goal in the 2nd! 💪#VeronaJuve #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/BLrk2kaBw6
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) February 8, 2020
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë shumë aktive dhe me raste nga të dyja skuadrat, ku Juventusi gjeti golin e pari, ndërsa Verona u rikthye me dy gola të shpejt.
Ishte ylli i Bianconerëve, Ronaldo, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 65-të duke shënuar për 1-0 pas një dueli të fituar ndaj Amir Rrahmanit.
Në vazhdim, Verona shpeshtoi sulmet duke gjetur golin e barazimit në minutën e 76-të me anë të Fabio Borinit, i cili shënoi për 1-1.
Kur ndeshja mendohej se po shkonte drejt fundit në skenë doli veterani Gianpaolo Pazzini (86’), i cili u tregua gjakftohtë nga pika e bardhë për 2-1, pas një penalltie të fituar nga Kumbulla.
Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe Verona mori një fitore të madhe 2-1.
NOI SIAMO L’HELLAS VERONA 1903. pic.twitter.com/YUF08mNCPZ
— Hellas Verona FC (@HellasVeronaFC) February 8, 2020
Pas kësaj humbje, Juventusi mbetet në pozitën e parë me 54 pikë apo vetëm tri më shumë se Interi i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Verona zë vendin e gjashtë me 34 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër e pret në shtëpi Brescian, ndërsa Verona udhëton te Udinese. /Telegrafi/
https://twitter.com/RonaIdoEdition/status/1226253258202767365
https://twitter.com/D9INE_ITALY/status/1226255345330184192
https://twitter.com/D9INE_ITALY/status/1226257697760108544