Site icon Telegrafi

Verë e nxehtë për familjen Hazard, tre vëllezërit ndërruan skuadra

Thorgan, Eden dhe Kylian Hazard (Foto: B/R Football/Twitter)

Tre vëllezërit Hazard kanë ndërruar ambient këtë afat kalimtar veror, duke ndërruar skuadrat e tyre.

Është e rrallë kur hasim në ndonjë familje që tre djem të tyre luajnë të njëjtin sport.

Por, kjo nuk vlen edhe për familjen belge, Hazard, e cila i ka dhuruar futbollit tre djemtë e saj.

Lexo po ashtu Hazard hyn në listën e 10 transferimeve më të shtrenjta në histori, Neymar mban fronin

Eden, Thorgan dhe Kylian janë tre vëllezërit e familjes Hazard, të cilët merren me futbollin dhe luajnë në nivele të larta.

Megjithatë, interesantja e gjithë kësaj është pasi të tre kanë ndërruar ambient këtë verë duke i ndryshuar skuadrat.

I pari dhe më i madhi, Eden, është më i njohuri pasi për vitet të tëra ka luajtur në nivele të larta te Chelsea, duke fituar gjithçka, ndërsa këtë verë u transferua te Real Madridi për 100 milionë euro.

Lexo po ashtu Hazard do të jetë lojtari më i paguar i Real Madridit - fitimet e tij në sekondë, minutë, orë, ditë, muaj dhe vit

I dyti është Thorgan, i cili në të kaluarën ka qenë gjithashtu futbollistë i Bluve, por u huazua më pas te disa skuadra, ndërsa këtë verë e kreu transferimin nga Borussia Monchengladbach tek Borussia Dortmund për 25 milionë euro.

I treti dhe më i riu është Kylian, i cili nga kjo verë do të jetë lojtar i skuadrës belge, Cercle Brugge pasi një transferimi permanent nga Chelsea. /Telegrafi/

Eden dhe Thorgan Hazard me fanellën e Belgjikës (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version