Site icon Telegrafi

Verë e madhe për Barcelonën, Griezmann dhe De Ligt janë gati

Afati kalimtar i kësaj vere për Barcelonën pritet që të jetë shumë i ngjeshur, me disa transferime që do t’i tentojnë t’i realizojnë para sezonit 2019/20.

Edhe pse e fituan titullin e La Liga-së, skuadra katalonase është përballur me disa zhgënjime në këtë edicion, pasi kanë pasur shansin që ta mbyllin duke e fituar tripletën.

Barcelona ishte duke fituar 3-0 nga ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit, por që këta të fundit në Anfield Road e përmbysën rezultatin në 4-0 për të shkuar në finale.

Matthijs de Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Skuadra e Ernesto Valverdes do të përballej në finale me Tottenhamin që e eliminojë Ajaxin, por që përfunduar duke u eliminuar në një mënyrë sa të turpshme, po aq edhe shokuese për tifozët e tyre.

Sidoqoftë, Barcelona do ta lë pas shpine këtë sezon, për t’u fokusuar në transferimet që do të ndodhin në afatin kalimtar veror, e që tashmë e kanë realizuar një, Frenkie de Jongun nga Ajaxi.

Skuadra katalonase është duke u munduar që të peshkojë sërish te skuadra holandeze, pasi e ka bërë prioritet transferimin e Matthijs de Ligt për këtë afat kalimtar veror, ndërsa duhet paguar rreth 60 milionë euro për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barcelona

Tjetër transferim i madh nga Barcelona do të jetë edhe Antoine Griezmann, që dje (e marte) bëri me dije se do të largohet nga Atletico Madrid, gjersa sipas The Guardian, marrëveshja në mes të dyja palëve është arritur, ndërsa katalonasit do të paguajnë 120 milionë euro për shërbimet e francezit. /Telegrafi/

Exit mobile version