Telegrafi

Vera Ora krenare me Ritën: Vajza ime humanitare që mbështet fëmijët nga Kosova

Foto: Vera Ora/Instagram

Ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, vizitoi edhe njëherë vendlindjen e saj.

Me një mision të veçantë në bashkëpunim me organizatën UNICEF, Rita u doli në ndihmë fëmijëve skamnorë dhe grave të dhunuara gjatë luftës.

Rita Ora në Kosovë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Krenare për të arriturat e saj shprehen prindërit e së bijës, të cilët njëherësh edhe e kanë ushqyer vajzën e tyre me ndjenjën e atdhedashurisë.

Lexo po ashtu UNICEF dhe Rita motivojnë të rinjtë në Kosovë, Ora: Jam krenare që jam pjesë e këtij kombi, faleminderit për mirëpritjen

Nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora, ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një video, nga fjalimi që Rita mbajti në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtares të Kosovës.

“Vajza ime humanitare Rita pita, duke mbështetur fëmijët me UNICEF. Ju frymëzuat kaq shumë të rinj nga Kosova dhe përtej kësaj që ndoqën rrugën që ju e krijuat për ta, me vetveten tuaj autentike, talentët, punën e madhe dhe përkushtimin. Ju mbeteteni një model i mundësive që do të jetojnë përgjithmonë!”, ka shkruar Vera Ora në Instagram.

Ndërkohë, Rita ka udhëtuar për në Dubai ku ka mbajtur koncertin e saj të radhës, në kuadër të turit “Phoenix”. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi