Telegrafi

Vendimi i Icardit për padi ndaj Interit, presion për ta lëshuar drejt Juves

Mauro Emanuel Icardi . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Veprimi juridik i Mauro Icardi ndajt Interit, thuhet së është një dredhi për ta lejuar lojtarin që të transferohet te Juventusi.

Saga verore mori një kthesë tjetër të premten në mbrëmje, kur u kuptua se Icardi e kishte paditur Interin, duke i kërkuar 1.5 milion euro për prishje imazhi dhe kërkoi të rikthehet në seancat stërvitore.

Sipas Corriere della Sera, procesi gjyqësor është mënyra e sulmuesit për t’i bërë presion Nerazzurrëve.

Mauro Icardi. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Kjo pasi ata nuk po e lejojnë të bashkohet me Juventusin, klub që pëlqehet nga lojtari.

Argjentinasi që është persona ‘non grata’ për tifozët, dëshiron të qëndrojë në San Siro nëse nuk e lejojnë të bashkohet me Zonjën e Vjetër.

Lexo po ashtu Icardi padit Interin - fillon lufta ligjore mes të dyja palëve

Nerazzurrët në anën tjetër e konsiderojë një shitje te Juve, vetëm nëse në marrëveshje futet Paulo Dybala. Edhe kjo një mundësi e vogël.

Dita e hënë do ta jep verdiktin final të një prej çështjeve më të gjata verore sa i përket afatit kalimtar. /Telegrafi/