Republika Çeke, Polonia dhe Hungaria do të jenë vendet e Bashkimit Evropian që do ta ndjejnë më shumë daljen e Britanisë nga Unioni, sipas një raporti të ri të ING (Banka holandeze), kjo pasi do të prisheshin linjat e furnizimit dhe do të shkurtoheshin me 20% të ardhurat nga emigracioni.
Raporti i bankës holandeze, publikuar të martën, tha se industritë e makinave, bujqësisë dhe tekstilit do të vuanin më shumë nga prishjet e marrëveshjeve potenciale që vijnë nga tërheqja e planifikuar e Britanisë nga Bashkimi Evropian, në mars të vitit 2019.
Britania është tregu i dytë më i madh i eksportit për Poloninë, me këtë të fundit që mban një suficit të madh tregtar me Britaninë e Madhe, me pak më shumë se 8 miliardë euro në vit.
Ndërkohë, Hungaria dhe Republika Çeke janë të ekspozuar ndaj kërkesës britanike për automjete, me 0.2 për qind dhe 0.3 për qind të PBB-së përkatëse, të lidhur me eksportet e vlerës së shtuar në Britani të Madhe.
Kërcënimi më i madh, megjithatë, do të jetë ajo që Brexit mund të nënkuptojë për buxhetin e BE 2021-27, diskutimet rreth të cilave tashmë po marrin formë, tregoi raporti i ING.
Aktualisht, Britania kontribuon me rreth 6 për qind të buxhetit të BE-së, por largimi i saj do të shohë gjithashtu rënien mesatare të GDP-së për frymë në BE.
Kjo do të thotë se niveli i PBB-së për frymë i Polonisë, Republikës Çeke dhe Hungarisë, nuk do të jetë më nën mesataren e vendeve në Bashkimit Evropian dhe fondet që ata marrin nga unioni, me shumë mundësi do të ndërpriten. /tch