Telegrafi

Vendet e NATO-s dhe BE-së po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Ukrainë?

Disa vende anëtare të NATO-s dhe BE-së po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Ukrainë, ka njoftuar kryeministri i Sllokavisë, Robert Fico.

Fico tha se nuk e dinte se çfarë saktësisht do të ndodhë, por informatat i kishte marrë nga disa shënime në përgatitje për takimin e liderëve evropianë në Paris.

Sipas kryeministrit sllovak, një veprim i tillë do të dërgonte në përshkallëzim të konfliktit, shkruan skynews.

Lexo po ashtu Hungaria pritet të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

“Unë po them se këto teza nënkuptojnë se një numër i vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së po mendojnë të dërgojnë trupat e tyre në Ukrainë”, tha Fico.

“Nuk e di se për çfarë qëllimi dhe çfarë do të bëjnë atje”, shtoi ai.

Ky njoftim erdhi pas lajmit se aleancës ushtarake të NATO-s pritet t’i bashkohet edhe Suedia si anëtarja e 32-të e saj.

Me zgjerimin e NATO-s prishen edhe planet e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili në mënyrë të vazhdueshme kundërshton anëtarësimin e vendeve të reja në aleancë.

Pas avancimit të forcave ruse në territoret lindore të Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se shteti i tij ka plane për kundërsulme.

Por, se a do të dërgojnë vendet perëndimore trupa në territoret ukrainase dhe si do të ndikojë kjo në rrjedhën e luftës, mbetet të shihet. /Telegrafi/