Telegrafi

Veliu, Bahtirit: As ti, as AKR e askush tjetër nuk mund të na tregojë se me kë duhet të ulemi të bisedojmë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, thotë se po presin hapin e koalicionit PDK-AAK-NISMA drejt krijimit të institucioneve të reja, e më pas LDK do të shqyrtojë hapat e mëtejshëm.

Lexo po ashtu Bahtiri: Problemi është te LDK-ja që nuk po bisedon me VV-në!

“Nuk ka drejtë (Agim) Bahtiri e as askush ta akuzojë LDK-në pse nuk po bisedon me Albin Kurtin apo me këdo qoftë. LDK-ja nuk është në pozicion që mund të bisedojë me askënd, sepse në bazë të Kushtetutës koalicioni që i ka fitue zgjedhjet, ai duhet ta bëjë përpjekjen e parë. Tek pastaj, kur të krijohen kushtet, LDK-ja do ta vlerësojë se me kë të bisedojë. Nuk është as Agim Bahtiri, as AKR-ja e as asnjë subjekt politik që mund ta detyrojë LDK-në të ulet e të bisedojë me këdo”, tha Veliu për televizionin 21. “Nuk do të ishte mirë që koalicioni LDK-AKR-Alternativa të prishej. Është mirë të ndiqet procedura, rendi pastaj, e pas konsumimit mund të ulemi, të bisedojmë dhe të vlerësojmë. Ne presim që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mblidhen, ta zgjedhin kryesinë e Kuvendit dhe të vazhdojë procedura e mëtejme”.